Energjia e ripërtëritshme në përgjithësi definohet si energji që vjen nga burimet natyrore siç janë rrezet e diellit, era, shiu, baticat dhe zbaticat, dallgët, dhe nxehtësia gjeotermale. Energjia e ripërtëritshme zëvendëson lëndët djegëse në katër fusha të ndryshme: gjenerimi elektrik, ajër dhe uji për ngrohje/ftohje, karburantin, dhe shërbimet rurale për ripërtëritjen e energjisë .
Bazuar në raportin e REN21 të vitit 2014, energjia e ripërtëritshme ka kontribuar 19%të konsumit tonë global të energjisë dhe 22% të prodhimit tonë elektrik në vitet 2012 dhe 2013. Ky konsumim i energjisë ndahet si 9% që vjen nga biomasa tradicionale, 4.2% si energji nga nxehtësia (jo-biomasës), 3.8% energjia elektrike nga uji dhe 2% është energjia elektrike nga era, dielli, gjeotermale, dhe biomasë. Investimet në mbarë botën në teknologjitë e ripërtëritshme arriti në më shumë se $214 miliardë dollarë në vitin 2013, me shtetet si Kina dhe Shtetet e Bashkuara që kanë investuar shumë në ripërtëritjen e energjisë me erë, uji, diell dhe biokarburante .
Energjia e ripërtëritshme rrjedh nga proceset natyrore që rimbushen vazhdimisht. Në format e saj të ndryshme, ajo rrjedh direkt nga dielli, ose nga nxehtësia e krijuar në thellësi brenda tokës. Të përfshirë në përkufizimin është krijimi i energjisë elektrike dhe nxehtësia nga dielli, era, oqeanët, hidrocentralet, biomasa, burimet gjeotermale, dhe biokarburanteve dhe hidrogjeni që rrjedhin nga burimet e ripërtëritshme.
Hidroenergjia e ripërtëritshme ofron 16.3% të energjisë elektrike në botë. Kur hidroenergjia kombinohet me burimet e ripërtëritshme të tjera si energjia nga era, gjeotermale, diellore, biomasës dhe mbetjeve: së bashku "burimet e ripërtëritshme" bëjnë gjithsej, 21.7% të prodhimit të energjisë elektrike në të gjithë botën, sipas vitit 2013 . Gjeneratorë të energjisë të ripërtëritshme janë të përhapur nëpër shumë vende, dhe vetëm energjia e erës tashmë siguron një pjesë të konsiderueshme të energjisë elektrike në disa zona: për shembull, 14% në shtetin amerikan të Iowa, 40% në veri të shtetit gjerman - Schleswig-Holstein, dhe 49 % në Danimarkë. Disa vende pjesën më të madhe të energjisë e marrin nga burimet e ripërtëritshme, duke përfshirë Islandën (100%), Norvegjia (98%), Brazili (86%), Austria (62%), Zelnada e Re (65%), dhe Suedia (54%) .
Ngrohje / Nxehje
Nxehja diellore e ujit bën një kontribut të madh në nxehtësinë e ripërtëritshme në shumë vende, më së shumti në Kinë , e cila tani ka 70% të totalit botëror (180 GWth). Shumica e këtyre sistemeve janë të instaluar në ndërtesave të banimit shumë-familjare dhe për të përmbushur një pjesë të nevojave të ujit të nxehtë për afro 50-60 milion familjeve në Kinë. Në të gjithë botën, janë instaluar siteme për nxehjen e ujit nga dielli për të përmbushur nevojat për uji të ngohtë për rreth 70 milion familje. Përdorimi i biomasës për ngrohje vazhdon të rritet gjithashtu. Në Suedi, përdorimi kombëtar i energjisë së biomasës ka tejkaluar atë të naftës. Gjithashtu edhe burimet gjeotermale për nxehje janë rritur dukshëm .
Lëndët djegëse të transportit
Biokarburantet e ripërtëritshme kanë kontribuar në një rënie të konsiderueshme në konsumin e naftës në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2006 . Përdorimi i naftës në SH.B.A. ra 8.5% nga viti 2005-2014 . 93 miliard litra biokarburante të prodhuara në mbarë botën në vitin 2009 e zhvendosën ekuivalentin e afro 68 miliard litra benzinë, të barabartë me rreth 5% të prodhimit të benzinës botërore .
Aitken, Donald W. (2010). Transitioning to a Renewable Energy Future, International Solar Energy Society, January, 54 pages.
Nicola Armaroli, Vincenzo Balzani: Energy for a Sustainable World – From the Oil Age to a Sun-Powered Future, Wiley-VCH 2011, ISBN978-3-527-32540-5.
Armstrong, Robert C., Catherine Wolfram, Robert Gross, Nathan S. Lewis, and M.V. Ramana et al. The Frontiers of EnergyArkivuar 23 maj 2016 tek Wayback Machine, Nature Energy, Vol 1, 11 January 2016.
HM Treasury (2006). Stern Review on the Economics of Climate Change, 575 pages.
International Council for Science (c2006). Discussion Paper by the Scientific and Technological Community for the 14th session of the United Nations Commission on Sustainable Development, 17 pages.
International Energy Agency (2006). World Energy Outlook 2006: Summary and Conclusions, OECD, 11 pages.
International Energy Agency (2007). Renewables in global energy supply: An IEA facts sheet, OECD, 34 pages.
International Energy Agency (2008). Deploying Renewables: Principles for Effective Policies, OECD, 8 pages.
International Energy Agency (2011). Deploying Renewables 2011: Best and Future Policy Practice, OECD.
International Energy Agency (2011). Solar Energy Perspectives, OECD.
Martin Kaltschmitt, Wolfgang Streicher, Andreas Wiese (ed): Renewable energy. Technology, economics and environment, Springer, Berlin/Heidelberg 2007, ISBN978-3-540-70947-3.
Lovins, Amory (2011). Reinventing Fire: Bold Business Solutions for the New Energy Era, Chelsea Green Publishing, 334 pages.
Makower, Joel, and Ron Pernick and Clint Wilder (2009). Clean Energy Trends 2009, Clean Edge.
National Renewable Energy Laboratory (2006). Non-technical Barriers to Solar Energy Use: Review of Recent Literature, Technical Report, NREL/TP-520-40116, September, 30 pages.
Renewables 2007 Global Status Report(PDF) (në anglisht). Paris and Washington, DC: REN21 Secretariat and Worldwatch Institute. 2008. Arkivuar nga origjinali(PDF) më 8 prill 2008. Marrë më 18 korrik 2021.
^Omar Ellabban, Haitham Abu-Rub, Frede Blaabjerg, Renewable energy resources: Current status, future prospects and their enabling technology. Renewable and Sustainable Energy Reviews 39, (2014), 748–764, p 749, doi:10.1016/j.rser.2014.07.113Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.