Masakra e Sebrenicës Gjenocidi i Sebrenicës | |
---|---|
Part of Lufta e Bosnjës dhe gjenocidi boshnjak | |
Emri | Masakr u Srebrenici / Масакр у Сребреници Genocid u Srebrenici / Геноцид у Сребреници |
Vendndodhja | Srebrenica, Bosnja dhe Hercegovina |
Koordinatat | 44°06′N 19°18′E / 44.100°N 19.300°E |
Data | 11 korrik 1995 - 22 korrik 1995 |
Shënjestra | Burra dhe djem boshnjak |
Lloji i sulmit | Sulm ushtarake, vrasje masive, spastrimi etnik, gjenocid |
Vdekje | 8,372 |
Autorët |
|
Motivi | Ndjenja antiboshnjake, irredentizmi serb, spastrimi etnik, Islamofobia, Serbizimi |
Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.
Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake "Škorpioni" (sq. Akrepat), e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid (popullvrasje)