Keltët

Shpërndarja e popujve keltikë:
  Qendra e Kulturës Hallstatt (shekulli V p.e.s.)
  Shpërndarja maksimale keltike nga viti 275 p.e.s.
  Territoret Lusitane në Iberi ku vendosja keltike është e paqartë
  Territoret ku gjuhët keltike fliten sot

Keltët ishin një popull indo-evropianë që në pikun e tyre (shekujt IV-III p.e.s.) u zgjeruan në një zonë të gjerë të Evropës, nga Ishujt Britanikë deri në Danub, si dhe në disa vendbanime të izoluara në jug, rezultat i zgjerimit në gadishullin iberik, italik dhe anadollik. Të bashkuar nga origjina etnike dhe kulturore, me një grup gjuhësh indo-evropiane të përbashkët dhe me vizionin e njëjtë fetar, keltët gjithmonë ishin të ndarë politikisht; midis grupeve të ndryshme të popullsisë keltike ishin Britanët, Gaulët, Panonët, Keltiberët dhe Galatët, përkatësisht ndarë në Ishujt Britanikë, Gaulia, Panonia, Iberia dhe Anadollia.

Origjina

Gjuhët kelte janë një nga degëzimet e mëdha të familjes Indo-Europiane. Me kalimin e kohës gjuhët kelte u futën në histori rreth viteve 400 p.e.sonë, ata ishin tashmë të ndara në disa grupe gjuhësore dhe u përhapën kryesishtë në pjesë perendimore të kontinetit Europian, Gadishullit Iberik, Irlandës, dhe Britanisë. Historiani i lashtë grek Eforus i Cimes nga Azia e Vogël, shkruante në shekullin e IV p.e.sonë, besohet që keltët erdhën nga ishulli nga gryka e Rinit dhe "u larguan nga shtëpitë e tyre prej luftrave të vazhdueshme dhe rritjes së madhe të detit ".

Shtrirja e kulturës Halshtat (Hallstatt) dhe La Ten (La Tène).
  Bërthama e territoreve Halshtat (HaC (Kultura Halshtat), 800 p.e.sonë) është e paraqitur me të verdhë solide.
  Hapësira ku u shtri përfundimisht influenca e kulturës Halshtat (rreth 500 p.e.sonë, HaD) me të verdhë të hapur.
  Bërthama e territoreve të kulturës La Ten (450 p.e.sonë) me të gjelbër solide.
  Hapësira ku u shtri përfundimisht influenca e kulturës La Ten (rreth 250 p.e.sonë) me të gjelbër të hapur.
Territoret e disa prej fiseve të mëdha kelte, në periudhën e vonë La Ten janë të shënuara.

Shih edhe

Literatura

Referime

  1. ^ Koch, John (2005). Celtic Culture: a historical encyclopedia. Santa Barbara: ABC-Clio. fq. xx. ISBN 978-1-85109-440-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)