Kevin Durant

Kevin Durant u lind me 29 shtator 1988. Ai është lojtar i Brooklyn Nets dhe luan në pozitën alo-qendër. Ai ka luajtur gjithashtu edhe për ekipin e Seattle SuperSonics në pozitën alo-qendër dhe anësor.Është zgjedhur 3 herë koshashënuesi më i mirë në NBA dhe ka qenë 4 herë pjesë e All-Star.Loja e tij e vecantë ka bërë që ai të vlerësohet nga analistët si njeri ndër lojtarët më të mirë të kohës sonë.

Durant ka mbledhur pasuri të konsiderueshme nga kontratat e tij dhe nga reklamat për marka të ndryshme sportive dhe jo sportive. Një lojtar i pëlqyer në ligë, filantropist dhe dhurues i shumë donacionesh për kauza të ndryshme.

Kevin Durant
Informacionet
Emri dhe Mbiemri: Kevin Durant
Nofka:                   Durantula, Kid Clutch
Pozita:                  Alo-qender
Numri:                   35
Ekipi:                     Oklahoma City Thunder
Cmimet e rendesishme
NBA Rookie of the Year
Koshashenuesi me i mire ne NBA
Ekipi i vitit ne NBA
NBA All-Star
MVP i Kapionatit Boterore te Basketbollit

Kariera në kolegj

Para ardhjes së tij në kolegjin e Teksasit Durant konsiderohej si një ndër yjet me perspektiven më të madhe. Vitin e parë në fakultet e përfundoi me 25.8 pikë për ndeshje dhe 11.1 kërcime për ndeshje. Edhe pse Texas e kaloi rundin e parë eliminator, ata u eliminuan në rundin e dytë nga Universiteti i Karolinës Jugore. Performanca e tij në vitin e parë u vlerësua shumë nga lojtarët dhe trajnerët. Më vonë u zgjodh Naismith Lojtari i vitit në universitet, i pari lojtar i vitit të parë që e merr këtë çmim.

Kariera Profesionale

Sezoni i parë në NBA

Durant u zgjodh i dyti nga Seattle Supersonics në NBA Draftin 2007. Me 31 tetor ai bëri debutimin e tij, si basketbollist profesionist duke shënuar 18 pikë, 5 kërcime, dhe 3 vjedhje . Gjatë këtij viti ai shënoi pikët më të larta në karrierën e tij 42, dhe i udhëhoqi lojtarët e rinjë për nga pikët, për t'u zgjedhur në fund si Lojtari i ri i vitit në NBA me 20.3 pikë për ndeshje, 4.4 kërcime për ndeshje dhe 2.4 asiste për ndeshje.

Përparimi nëpër sezonë dhe humbja në finale

Pas vitit të tij të parë ekipi i Seattle Supersonics u zhvendos në qytetin eOklahomas, duke marrë emrin Oklahoma City Thunder, dhe duke ndërruar ngjyrat në kaltër dhe bardh. Oklahoma draftoi edhe basketbollistin Russell Westbrook i cili së bashku me Durantin do të bëheshin dyshja më eksplozive në NBA.Ai u shpall koshashënuesi më i mirë në NBA duke u bërë basketbollisti më i ri në NBA që e fiton këtë titull.Këtë vit ata u eliminuan nga Los Angeles Lakers në rundin e parë.

Para fillimit të sezonës 2010-2011 ai lajmëroi se ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me Oklahoman. Këtë sezonë Oklahoma shkoi deri në finale të Konferencës Perëndimore, ku u eliminua nga Dallas Mavericks me rezultat 4-1.

Në sezonën e shkurtuar 2011-2012 Durant e theu rekordin e tij personal për pikë duke shënuar 51 pikë kundër Denver Nuggets. Në All-Star Lojën 2012 ai fitoi çmimin Lojtari më i mirë në All-Star lojë. Durant u shpall për herë të dytë radhazi koshashënuesi më i mirë në NBA dhe arriti Finalet, duke eliminuar Dallas_Mavericks, Los Angeles Lakers dhe San Antonio Spurs për të humbur përfundimisht në finale nga Miami Heat me rezultat 4-1.

Para fillimit të sezonës 2012-2013 largimi i James Harden, shokoi të gjithë, sipas analistëve duke dobësuar gjasat e Oklahomas për të fituar titullin. Edhe pse nuk arriti ta mbrojë titullin e koshashënuesit më të mirë ai u bë lojtari më i ri që hyn në klubin "50-40-90". Oklahoma eliminoi Houston Rockets në rundin e parë, mirëpo lëndimi i Russell Westbrook, bëri që ata të eliminoheshin nga Memphis.

Profili sipas faqës zyrtare të NBA

I gjatë 2.06 metra dhe peshon 107 kg ,luan në qendër dhe alo-qendër.Ka një mesatare në karrierë 26.6 pikë, 6.8 kërcime, dhe 3.1 asiste për lojë. Njëri ndër koshashënuesit më të mirë në NBA, është njëri ndër 6 lojtarët që kanë arritur të ashtuquajturin Klubin "50-40-90", klub në të cilin hyjnë lojtarët që kanë arritur që brenda një sezoni(duke plotësuar disa kërkesa minimale) të jenë të saktë në 50% të gjuajtjeve, 40% nga vija e 3-pikëshit dhe 90% nga vija e gjuajtjes së lirë.

Rekordet në karrierë

Më së shumti pikë: 52 kundër Dallas Mavericks 01/18/13
Më së shumti gjuatje të sakta: 19 kundër Denver Nuggets 02/19/12
Më së shumti 3-pikësha të japur:7 kundër Utah Jazz 04/06/10
Më së shumti gjuatje të lira të japura: 24 kundër L.A. Clippers 01/23/09
Më së shumti kërcime: 18 kundër Minnesota Timberwolves 01/26/11
Më së shumti asiste: 11 kundër Houston Rockets 02/20/13
Më së shumti vjedhje topash:5 4 here
Më së shumti bllokada: 5 2 herë
Më së shumti minuta të luajtura: 52 2 herë

Jeta Personale

Në vitin 2013 ai u shkëput nga agjenti i tij dhe pritet të nënshkruajë me Roc Nation të udhëhequr nga Jay Z. Ka kontrata sponsorimi me Nike,Sprint,Gatorade,Panini,2K Sports. Në vitin 2013 ai dhuroi 1 milion dollarë për viktimat e tornados Moore. Ky gjest bëri që edhe Nike dhe Thunder të dhurojnë të njëjtën shumë.

Në anketat e bëra nga NBA ai është zgjedhur si lojtari më i pëlqyer në NBA. Jeton një jetë të thjeshtë në qytetin e Oklahoma së bashku me nënën e tij. Është aktiv në Twitter dhe është paraqitur në filmin për fëmijë Thunderstruck.

Referime

  1. ^ Durant lojtari i vitit në kolegj
  2. ^ a b "Statistikat e Durant". Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2016. Marrë më 14 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Artikulli për zhvendosjen e Seattle Supersonics në Oklahoma
  4. ^ Durant Stats & Bio. Statistikat nga faqja zyrtare e NBA