Shtëpia Perandorake e Japonisë (皇室, kōshitsu), gjithashtu referohen si Familja Perandorake ose Dinastia Yamato, përbëhet nga anëtarë të familjes së gjerë të Perandorit të Japonisë në fuqi që marrin detyra zyrtare dhe publike. Sipas Kushtetutës aktuale të Japonisë, Perandori është "simboli i shtetit dhe i unitetit të njerëzve". Anëtarët e tjerë të Familjes Perandorake kryejnë detyra ceremoniale dhe shoqërore, por nuk kanë asnjë rol në punët e qeverisë. Detyrat si Perandor u kalojnë fëmijëve të tyre meshkuj.
Monarkia japoneze thuhet se është monarkia më e vjetër e trashëgueshme në botë. Shtëpia Perandorake njeh 126 monarkë duke filluar me Perandorin legjendar Jimmu (që daton tradicionalisht më 11 Shkurt 660 p.e.s) dhe vazhdon deri te perandori aktual, Naruhito.
Provat historike për 29 Perandorët e parë janë margjinale nga standardet moderne, por ka prova të forta për linjën trashëgimore që kur Perandori Kinmei u ngjit në fron 1500 vjet më parë.
Janë 18 anëtar të Familjes Perandorake:
Perandori Emeritus lindi në Pallatin Perandorak Tokio më 23 dhjetor 1933, djali i madh dhe fëmija i pestë i Perandorit Shōwa dhe Perandoreshës Kōjun. Ai ishte martuar më 10 prill 1959 me Michiko Shōda. Perandori Akihito pasoi babanë e tij si perandor në 7 Janar 1989 dhe u pasua nga Naruhito pasi ai abdikoi më 30 prill 2019.
Peranoresha Emerita lindi më 20 Tetor 1934 në Tokio, vajza e madhe e Hidesaburo Shōda, president dhe kryetar nderi i Nisshin Flour Milling Inc..
Princi Hitachi lindi më 28 nëntor 1935, djali i dytë dhe fëmija i gjashtë i Perandorit Shōwa dhe Perandoresha Kōjun. Titulli i tij i fëmijërisë ishte Princi Yoshi. Ai mori titullin Princi Hitachi dhe leje për të ngritur një degë të re të Familjes Perandorake më 1 tetor 1964, të nesërmen e dasmës së tij.
Princesha Hitachi lindi më 19 korrik 1940, vajza e ish-Kontit Yoshitaka Tsugaru. Princi dhe Princesha Hitachi nuk kanë fëmijë.
Princesha Mikasa është e veja e Princit Mikasa (2 dhjetor 1915 - 27 tetor 2016), djali i katërt i Perandorit Taishō dhe Perandoreshës Teimei dhe xhaxhai i madh i Perandorit Naruhito. Princesha lindi më 4 qershor 1923, vajza e dytë e viskontit Masanori Takagi. Princesha Mikasa ka dy vajza dhe tre djem me Princin Mikasa të ndjerë.
According to legend, the first Japanese Emperor was Jimmu. Along with the next 13 Emperors, Jimmu is not considered an actual, historical figure. Historically verifiable Emperors of Japan date from the early sixth century with Kimmei