Unione Calcio Sampdoria është një klub futbollistik italian me seli në Genoa. Klubi është krijuar në vitin 1946 nga bashkimi i dy klubeve futbollistike Sampierdarenese dhe Andrea Doria. Sampdoria aktualisht luan në Serie A.
Nga bashkimi i dy skuadrave u krijua edhe një emër i ri i krijuar nga emrat e dy skuadrave, gjithashtu edhe fanella është me ngjyrat e kombinuara të të dy skuadrave (blu-bardhë & kuqe-zezë), këto ngjyra përdoren çdo vit në fanellë. Sampdoria zhvillon ndeshjet në stadiumin Luigi Ferraris, i cili ka një kapacitet 36,536, këtë stadium, Sampdoria e ndan edhe me rivalin tjetër të qytetit Genoa. Derbi që zhvillohet midis këtyre dy skuadrave quhet Derby della Lanterna.
Gjatë gjithë historisë së saj, Sampdoria e ka fituar vetëm 1 herë Serie A në sezonin 1991-92. Gjithashtu Sampdoria e ka fituar 4 herë Kupën e Italisë (1985, 1988, 1989, dhe 1994) dhe 1 herë Superkupën e Italisë. Suksesi më i madhë në Europë është fitimi i Cup Winners' Cup në vitin 1990. Ata gjithashtu kanë qënë finalist në finalen e Kupës Europiane (Champions League) në vitin 1992 ku humbën në finale kundër skuadrës spanjolle Barcelona me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë.
Historia
Andrea Doria: Pjesmarrja në ligën e herëshme
Pas luftës së parë botërore
Ndarja me Genoan
Bashkimi
Suksesi europian dhe vendor
Rënia dhe ringjallja
Lojtarët
Skuadra aktuale
- Redaktuar më 08 shtator 2016
Në Huazim
Bashkpronësi
Lojtarët ndërkombëtarë
Lojtarët më poshtë kanë luajtur me kombëtaret e tyre respektive. Lojtarët që e kanë të shkruar emrin me shkonja të trasha ka luajtur për kombëtaret e tyre respektive dhe me Sampdorian.
Historia e trajnerëve
Logoja, ngjyrat dhe pseudonimi
Tifozët dhe rivalët
Trofe
Referime
- ^ "Prima Squadra" [Skuadra e parë] (në italisht). U.C. Sampdoria. Marrë më 29 janar 2016.
Lidhje të jashtëme