Touré në vitin 2009. | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Gnégnéri Yaya Touré | ||
Datëlindja | 13 maj 1983 | ||
Vendlindja | Bouaké, Bregu i Fildishtë | ||
Gjatësia | 1.91 m (6 ft 3 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1996–2001 | ASEC Mimosas | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2001–2003 | Beveren | 70 | (3) |
2003–2005 | Metalurh Donetsk | 33 | (3) |
2005–2006 | Olympiacos | 26 | (3) |
2006–2007 | Monaco | 27 | (5) |
2007–2010 | Barcelona | 74 | (4) |
2010–2018 | Manchester City | 230 | (59) |
2018 | Olympiacos | 2 | (0) |
2019– | Qingdao Huanghai | 14 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2004–2015 | Bregu i Fildishtë | 101 | (19) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 nëntor 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13:30, 6 shtator 2018 (UTC) |
Gnégnéri Yaya Touré (lindur më 13 Maj 1983), njohur zakonisht si Yaya Touré, është një futbollist fildishtas i cili luan si mesfushor me kombëtaren fildishtase.
Touré është i njohur për vizionin që shfaq në fushën e lojës, aftësinë fizike dhe teknike. Ai është një lojtar me dhunti të shumta, ai tregoi se kishte aftësi për të luajtur në sulm, por në finalen e Ligës së Kampioneve në 2009 luajti si qëndër–mbrojtës. Ai mund të luaj disa pozicione në mesfushë, mund të luaj në qëndër, i tërhequr dhe si organizator i skuadrës. Touré filloi karrierën e tij te ASEC Mimosas, ku bëri debutimin e tij në moshën 18 vjeçare. Ai është votuar Futbollisti Afrikan i Vitit në vitet 2011, 2012 dhe 2013.
Performancat e tij tërhoqën vëmëndjen e disa klubeve evropiane. Touré ka luajtur me Beveren në Belgjikë, Metalurh Donetsk në Ukrainë, Olympiacos në Greqi dhe me AS Monaco në Francë. Në 2007, Touré u transferua te Barcelona ku luajti më shumë se 100 ndeshje dhe ishte pjesë e skuadrës 2009 ku Barcelona fitoi të gjashtë trofetë e mundshëm në një vit kalendarik.
Yaya Touré më vonë lëvizi te klubi i Premier Leagues Manchester City në 2010, ku ai ka shënuar një numër të madhë Golash për Citizens – ku veçanërisht përmenden golat në gjysmë-finalen dhe finalen e Kupës FA në vitin 2011.
Ky artikull me tematikë në lidhje me futbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |