Në fund të çdo turnamenti të një Kupe Bote, çmime të ndryshme i dhurohen lojtarëve dhe skuadrave që kanë dalluar nga pjesa tjetër, në aspekte të ndryshme të lojës.
Çmimet
Momentalisht janë gjithsej pesë çmime pasi mbaron turnamenti, kurse një jepet gjatë turnamentit:
Topi i Artë (komercialisht quajtur "adidas Topi i Artë") për lojtarin më të mirë, e dhënë për herë të parë në vitin 1982;
Këpuca e Artë (komercialisht quajtur "adidas Këpuca e Artë", njohur më parë si "adidas Golden Shoe" nga viti 1982 deri në vitin 2006, e dhënë për herë të parë në vitin 1982;
Çmimi Doreza e Artë (komercialisht quajtur "adidas Doreza e Artë"; njohur më parë si "Çmimi Lev Yashin nga viti 1994 e deri në vitin 2006) për portierin më të mirë; e dhënë për herë të parë në vitin 1994;
Çmimi Lojtari më i mirë i ri (komercialisht quajtur "Hyundai Lojtari më i mirë i ri") për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare në fillim të vitit kalendarik, e dhënë për herë të parë në vitin 2006;
Trofeu FIFA Fair Play për skuadrën që avancon në raundin e dytë me rekodin më të mirë të fair play, e dhënë për herë të parë në vitin 1970;
Çmimi Lojtari i Ndeshjes (komercialisht quajtur "Budweiser Lojtari i Ndeshjes") për performancën më të mirë gjatë një ndeshje të turnamentit, e dhënë për herë të parë në vitin 2002.
Gjithashtu janë dhënë edhe dy çmime të tjera nga viti 1994 e deri në vitin 2006.
Çmimi Skuadra më argëtuese është skuadra që argëton publikun më shumë, gjatë finaleve të një Kupe Bote, e vendosur në një votim nga publiku.
Skuadra All-Star që përbëhet nga lojtarët më të mirë të turnamentit të zgjedhur nga një grup studimi teknik.
Topi i Artë
Çmimi Topi i Artë prezanton lojtarin më të mirë të çdo turnamenti, me një listë lojtarësh të zgjedhur nga komiteti teknik i FIFA-s dhe fituesi votohet nga përfaqësuesit e mediave. Ata që përfundojnë respektivisht të dytët dhe të tretët marrin çmimet Topi i Argjendë dhe Topi i Bronztë. Çmimi u prezantua për herë të parë në Kupën e Botës 1982, sponzorizuar nga adidas dhe France Football.
Çmimi Këpuca e Artë shkon te golashënuesi më i mirë i një Kupe Bote. Gjatë kohës që çdo Kupë Bote ka një renditje golashënuesish, hera e parë që jepej ky çmim ishte viti 1982, nën emrin Golden Shoe . U riemërua Golden Boot në vitin 2010. FIFA ndonjëherë liston golashënuesit më të mirë të turnamentëve të mëparshme sëbashku me fituesit e Këpucës së Artë.
Nqs më shumë se një lojtarë kanë të njëjtën shumë golash, që nga viti 1994 golashënuesi më i mirë shpallet ai lojtar që ka kontribuar me më shumë assista – me Grupin Teknik të FIFA-s që vendosin nqs duhen të llogariten assistat.