Alessandro Volta

Alessandro Volta.

Alessandro Giuseppe Antonio Anastasio Volta (18 shkurt 1745 – 5 mars 1827) ishte një fizikant italian i njohur për shpikjen e baterisë së parë elektrike, ose quajtur ndryshe Piles Voltaike në vitin 1799, rezultatet e së cilës ai ia paraqiti Presidentit të Shoqatës Mbretërore (Royal Society) në vitin 1800 në një letër të përbërë nga dy pjesë. Me këtë shpikje Volta dëshmoi se energjia elektrike mund të gjenerohet edhe kimikisht duke hedhur poshtë teorinë e mëparshme se energjia elektrike gjenerohej vetëm nga qeniet e gjalla. Shpikja e Voltës ndezi një entuziazëm të madh shkencorë dhe frymëzoi të tjerë për të kryer eksperimente të ngjashme, te cilat përfundimisht çuan në zhvillimin e fushës së elektrokimisë (degë e kimisë që merret me marrëdhëniet midis dukurive elektrike dhe atyre kimike). Aleksandër Volta gjithashtu tërhoqi vëmëndjen e Napoleon Bonapartit për shpikjen e tij dhe u ftua në Institutin e Francës për demonstrim. Në fakt Volta gëzoi shumë afrimitet me perandorin gjatë gjithë jetës së tij dhe mori dekorata të shumta prej tij. Aleksandër Volta drejtoi departamentin e fizikës eksperimentale në Universitetin e Pavias për gati 40 vjet dhe u konsiderua për një kohë të gjatë si idhull nga studentët e ketij universiteti. Pavarësisht suksesit të tij profesional Volta kishte tendencen të ishte një person i prirur drejt jetës familiare dhe kjo u bë më e dukshme në vitet e mëvonëshme të jetës së tij. Gjatë këtyre viteve ai u përpoq të jetojë i izoluar nga jeta publike dhe u afrua më shumë pranë familjes së tij deri në vitin 1827 kur ai humbi jetën si rrjedhojë e një sërë sëmundjesh që e kishin zanafillën në vitin 1823. Sistemit Ndërkombëtarë të Njësisë (SI unit) të potencialit elektrik i është dhënë emri “Volt” në nder të tij.

Shiko edhe

Referime

  1. ^ Giuliano Pancaldi, "Volta: Shkenca dhe kultura në epoken e iluminizmit", Artikull I Universitetit të Princeton, 2003
  2. ^ Alberto Gigli Berzolari, "Mësimdhënia e Volta-s në Komo dhe Pavia" – Botim i Nuova Volta
  3. ^ "Historiku: Shpikja e Baterisë Elektrike e Volta-së, 1799" .http: //www.ieeeghn.org. IEEE Rrjeti Historia Globale
  4. ^ "Sipërmarrje dhe elektrolizë". http://www.rsc.org. Shoqata Mbretërore e Kimisë
  5. ^ John Munro (1902). Pionierët e Energjisë Elektrike; ose, Jetët e shkurtra të elektricistëve të mëdhenjë. Londër: Shoqëria e Traktit Fetarë F.q. 89 – 102