Aliteracioni (nga lat. ad- pranë e littera - shkronjë) është një figurë retorike, që ndeshet më shumë në poezi, dhe është të përsëriturit e disa tingujve të njëjtë në fjalë të ndryshme brenda një a më shumë vargjesh, për t'i dhënë gjuhës poetike një fuqi më të madhe shprehëse ose për të prodhuar harmoni imitative.
Në poezinë shqipe e ka përdorur Noli te elegjia Shpell'e Dragobisë «O Bajram, bajrak i gjallë/ more nam me gjak në ballë.» dhe Poradeci te Vallja e luleve «Vijnë vashat valle-valle/gushë e gji stolisura.».
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)