Bobby Fischer | |
---|---|
Emri i plotë | Robert James Fischer |
Shteti | SHBA |
Lindi më | 9 mars 1943 Chicago, Illinois, SHBA |
Vdiq më | 17 janar 2008 (64 vjet) Reykjavík, Islandë |
Titulli | Grandmaster (1958) |
Kampion Bote | 1972–75 |
Kampin Bote ICCF | 1972-1975 |
Vlerësimi më i lartë | 2785 (Korrik 1972 lista e vlerësimeve të FIDE) |
Renditja më e lartë | Nr.1 (korrik 1971) |
Robert James "Bobby" Fischer (9 mars, 1943 – 17 janar, 2008) ishte një shahist Grandmaster amerikan dhe Kampion i njëmbëdhjetë i Botës në Shah. Shumë e konsiderojnë atë si lojtari më i madh i shahut i të gjitha kohërave.
Në moshën 13 vjeçare, Fischer fitoi një "madhështi" e cila u bë e njohur si "Loja e Shekullit". Duke filluar në moshën 14 vjeçare, Fischer luaji në tetë kampionate në Shtetet e Bashkuara, duke i fituar secilën të paktën me një pikë diferencë. Në moshën 15, Fischer-i u bë grandmasteri më i ri deri në atë kohë dhe kandidati më i ri për Kampionatin Botëror. Në moshën 20, Fischer fitoi Kampionatin e Shteteve të Bashkuara 1963–64 me 11/11, rezultati i vetëm i përkryer në historinë e turneut. Vepra e Fischer-it, My 60 Memorable Games (1969), mbetet një vepër e respektuar në literaturën e shahut.
Në vitet 1970 dhe 1971, Fischer "dominoi bashkëkohësit e tij deri në në atë masë sa nuk është parë kurrë më parë ose më pas". Gjatë asaj periudhe ai fitoi Turneun Interzonal 1970 me një diferencë rekord prej 3½-pikë dhe fitoi 20 loja të njëpasnjëshme, përfshirë dy të papara me 6–0, në Ndeshjet e Kandidatëve. Në Korrik 1971, ai zyrtarisht u bë lojtari numër-një në renditjen e Federatës Botërore të Shahut (FIDE), duke kaluar gjithsej një periudhë pre 54 muajsh në pozitën e parë.
Në vitin 1972, e fitoi Kampionatin Botëror të Shahut kundrejt Boris Spassky nga Bashkimi Sovjetik që u mbajt në Reykjavík, Islandë, e publikuar si një konfrontim i Luftës së ftohtë e cila tërhoqi më shumë interes botëror interes se çdo kampionat shahu para apo pas. Kjo i mundësi Grandmasterit sovjetik Anatoly Karpov, i cili e kishte fituar ciklin e kualifikimit të Kandidatëve, të bëhet kampion i botës me automatizëm.
Bobby Fischer u lind në Spitalin Michael Reese në Chicago, Illinois, më 9 mars, 1943. Certifikata e tij e lindjes si baba të tij e kishte të shënuar Hans-Gerhardt Fischer, i njohur gjithashtu si Gerardo Liebscher, një bio-fizikan gjerman. Nëna e tij, Regina Wender Fischer, ishte një shtetase e Shteteve të Bashkuara; Regina kishte lindur në Zvicër, nga prindër çifutë nga Polonia dhe Rusia. E rritur në St. Louis, Missouri, Regina u bë një mësuese, infermiere e regjistruar, dhe më vonë një mjeke.
Fischer nuk pranoi të luaj në Olimpiadën e Munihut 1958 kur kërkesa e tij për të qenë kryesues i bordit para Samuel Reshevsky u refuzua. Disa burime pohojnë se Fischer 15-vjeçari nuk ishte në gjendje të rregulloj një leje nga shkolla e lartë. Fischer më vonë do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara si i pari i bordit në Olimpiadë të shahut me katër lojtarë, duke fituar medalje individuale argjendi një medalje individuale të broznit:
Olimpiada | Rezultati individual | përqindja | Rezultati i ekipit të SH.B.A | përqindja |
---|---|---|---|---|
Leipzig 1960 | 13/18 (Bronz) | 72.2% | Argjend | 72.5% |
Varna 1962 | 11/17 (I teti) | 64.7% | E Katërt | 68.1% |
Havana 1966 | 15/17 (Argjend) | 88.2% | Agjend | 68.4% |
Siegen 1970 | 10/13 (Argjend) | 76.9% | E katërt | 67.8% |
Nga katër Olmpiadat e Shahut për Meshkuj, Fischer kishte rezultat +40−7=18, për 49/65: 75.4%. Në vitin 1966, Fischer ngushtë humbi medaljen e artë individual, duke shënuar 88.23% ndaj 88.46% të Kampionit Botëror Tigran Petrosian, edhe pse ai luajti katër ndeshje më shumë se Petrosian, u përball me kundërshtim të ashpër,, dhe do të kishte fituar medaljen e artë në qoftë se ai e kishte pranuar ofertën e barazimit nga Florin Gheorghiu, në vend se ta refuzonte atë që i shkaktoj humbjen e vetme.
Fischer luajti në tetë Kampionate në Shtetet e Bashkuara, duke i fituar të gjitha, me të paktën një pikë diferencë. Rezultatet e tij ishin:
Fischer mungoi në Kampionatin 1961–62 (ai ishte duke u përgatitur për 1962 Interzonal), ndërsa në 1964–65 nuk u organizua. Nga tetë Kampionatet e Shahut në SH.B.A., Fischer humbi vetëm tre ndeshje; me Edmar Mednis në turneun 1962–63, dhe në raunde të njëpasnjëshme me Samuel Reshevsky, dhe Robert Byrne në kampionatin e vitit 1965, duke kulminuar në një rezultat të përgjithshëm prej 74/90 (61 fitore, 26 barazime, 3 humbje).
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh |title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)(kërkohet abonim)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!).
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)