Forcat e Armatosura të Federatës Ruse (rusisht: Вооружённые Си́лы Росси́йской Федера́ции, Vooruzhonnije Síly Rossíyskoj Federátsii), janë forcat ushtarake të Rusisë.
Për sa i përket personelit në detyrë aktive, ata janë forca e dyte më e madhe ushtarake në botë, me 250.000 personel rezervë. Degët e saj përbëhen nga Forcat Tokësore, Marina dhe Forcat Hapësinore Ajrore, si dhe nga tre armë të pavarura të shërbimit: Forcat Strategjike të Raketave, Forcat Ajrore dhe Forcat e Operacioneve Speciale.