Forcat e Armatosura Spanjolle

Stema e Forcave të Armatosura Spanjolle

Forcat e Armatosura Spanjolle janë përgjegjëse për garantimin e sovranitetit dhe pavarësisë së Mbretërisë së Spanjës, mbrojtjen e integritetit territorial dhe rendit kushtetues. Sipas funksioneve që u janë besuar me Kushtetutën e vitit 1978, përbëhen nga: Ushtria, Forcat Ajrore dhe Hapësinore, Marina, Garda Mbretërore dhe Njësia e Emergjencave Ushtarake, si dhe të ashtuquajturat Trupat e Përbashkëta.

Spanja është një nga vendet më të fuqishme ushtarakisht të Bashkimit Evropian (EUFOR) dhe Eurocorps. Ajo gjithashtu zë një pozicion të spikatur në strukturën e NATO-s, së cilës iu bashkua në vitin 1982. Gjithashtu ka këmbësorinë më të vjetër Detare në botë, dhe njësitë më të vjetra ushtarake të përhershme në botë: Regjimentin e Këmbësorisë "Inmemorial del Rey" nr. 1 dhe Regjimenti i Këmbësorisë “Soria” nr.9.

Shiko edhe

Referime