Juristi

Juristi
Pikturë të shekullit të 19 të avokatëve,
nga artisti francez Honoré Daumier
Profesioni
EmratJurist, Këshilltar ligjor
Sektorët e
aktivitetit
Ligj, Biznes
Përshkrimi
Kompetencatnjohje dhe zbatim i legjislacionit
Edukimi i nevojshëmBachelor në Drejtësi
Punë të
ngjashme
Avokati, Magjistrati

Një jurist është një profesionist i edukuar në Jurisprudencë, i cili studion, zhvillon, praktikon dhe aplikon ligjin dhe ofron këshillim ligjor.

Në shumë vende Evropiane që ndjekin sistemin ligjor civil, të tilla si Shqipëria apo Kosova, titulli jurist është një term i përgjithshëm që përfshin të gjithë ato profesionistë që kanë mbaruar studimet në Drejtësi; sidomos ato që nuk janë liçensuar akoma si avokatë ose si magjistratë.

Detyrat

Juristët mund të punësohen në sektorë të ndryshëm të administratës publike qëndore dhe vendore, ose në Departamentet ligjore të bizneseve private. Disa nga detyrat e juristit që punon për biznesin janë:

  • Përfaqësimi i shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Hartimi i kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme që shoqëria lidh me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj.
  • Menaxhimi dhe ndjekja e proçedurave të prokurimit për shoqërinë.
  • Përfaqësimi i shoqërisë në marrëdhënie me të tretë, sidomos në lidhje me përfaqësuesit ligjorë të të tretëve.
  • Hartimi i dokumenteve të tjera ligjore të nevojshme nga shoqëria.
  • Arkivimi dhe protokollimi i dokumentacionit ligjor.

Burimi i të dhënave

  1. ^ Henry Campbell Black, Black's Law Dictionary, 5th ed. (St. Paul: West Publishing Co., 1979), 799.
  2. ^ "Kuvendi i Kosovës: Ligji për Provimin e Jurisprudencës" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 shtator 2017. Marrë më 27 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Universiteti i Elbasanit: Programet e Studimit
  4. ^ Juriste:Kërkesat[lidhje e vdekur]