Komuna është njësi themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në disa shtete. Varësisht nga organizimi shtetërorë i disa shteteve, të cilat në vete përfshijnë komunat si njësi administrimi, ato kanë rëndësinë dhe funksionalitetin e tyre.
Komunat në disa shtete janë njësia administrative më e madhe shtetërore që formon shtetin (bashkë me komunat tjera), kurse në disa shtete komuna është pjesë përbërëse e ndonjë lloj organizimi administrative i cili paraqet nivelin e fundit ose në disa shtete (si Shqipëria) ka edhe 2 apo 3 nivele administrative edhe më të larta të organizimit territorial shtetërorë.
Deri me miratimin e ligjit 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” më 31 korrik 2014, Shqipëria ndahej në 12 qarqe, të ndarë në 65 bashki dhe 308 komuna. Dallimi mes komunës e bashkisë vjen nga fakti që komunat qeverisin kryesisht në zona rurale, kurse bashkitë qeverisin kryesisht në zona urbane. Nënndarjet e një komune quheshin fshatra dhe në raste të veçanta, qytete.
Kosova përbëhet prej 38 komunave e të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)