Lass Diarra duke luajtur për Lokomotiv Moscow në 2013. | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Lassana Diarra | ||
Datëlindja | 10 mars 1985 | ||
Vendlindja | Paris, Francë | ||
Gjatësia | 1.73 m (5 ft 8 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Lokomotiv Moscow | ||
Numri | 85 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Paris | |||
Nantes | |||
Le Mans | |||
Red Star 93 | |||
2003–2004 | Le Havre | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2004–2005 | Le Havre | 29 | (0) |
2005–2007 | Chelsea | 13 | (0) |
2007–2008 | Arsenal | 7 | (0) |
2008–2009 | Portsmouth | 24 | (1) |
2009–2012 | Real Madrid | 87 | (1) |
2012–2013 | Anzhi Makhachkala | 18 | (0) |
2013– | Lokomotiv Moscow | 12 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2005–2006 | Franca U21 | 18 | (0) |
2007–2010 | Franca | 28 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 dhjetor 2013 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 gusht 2010 |
Lassana "Lass" Diarra (lindur më 10 Mars 1985 në Paris) është një futbollist francez me prejardhje maliane i cili aktualisht luan për Lokomotiv Moscow. Pozicioni i tij është mesfushor por mund të luaj edhe në pozicione më të avancuara, si mesfushor i avancuar anësor, pozicion në të cilin ka luajtur tek Chelsea dhe Portsmouth, aq mirë sa edhe me kombëtaren franceze.
Më 17 dhjetor 2008, Portsmouth arriti një marrëveshje me klubin spanjoll Real Madrid për shitjen e Diarra për rreth 20 milion € (18.88 milion £). Transferimi u bë zyrtar më 1 janar 2009, dhe Diarra mori fanellën me numër 6 për ndeshjet e ligës dhe kupës, kurse në Ligën e Kampioneve do të mbante numrin 39. Ai gjithashtu do të luante me fanellë që mbrapa lexonte "Lass" për të shmangur ngatërrimin me Mahamadoun. Klubi kishte planifikuar për ta vendosur atë sëbashku me blerjen tjetër të merkatos së dimrit Klaas-Jan Huntelaar në skuadrës e Ligës së Kampioneve, por kjo gjë nuk ishte e mundur pasi ata kishin luajtur në atë sezon me klubet e tyre, respektivisht me Portsmouth dhe Ajax; rregullat e UEFA-s lejonin që vetëm një nga dy mund të regjistrohej deri më 1 shkurt 2009, dhe në atë ditë Diarra u zgjodh për të luajtur në këtë kompedicion.
Paraqitjet e Diarras me Real Madridin në muajt e parë u shpërblyen me një vend në formacionin e zbulimeve të La Ligas për sezonin 2008–09 të organizuar nga UEFA. Ai ishte një nga dy lojtarët e huaj në formacion sëbashku me Diego Perottin e Seviljes. Sipas uebfaqjes së UEFA-s, ai "u bashkua me Real Madridin në merkaton dimërore me një profil të ulët, pavarësisht se për pak muaj ai ja doli mbanë të bindte tifozët kërkues madrilen."
Diarra mori fanellën me numrin 10 në fillim të sezonit 2009–10 pas transferimit të Wesley Sneijder tek klubi italian Inter; numri i tij i vjetër u morr nga Mahamadou Diarra, i cili ishte rikthyer nga dëmtimi. Diarra shënoi golin e parë zyrtar me klubin në ndeshjen hapëse të La Ligas kundër Deportivo de La Coruña, duke kontribuar me golin e fitores në një sukses 3–2.
Në gusht 2010, u raportua se Diarra ishte vendosur në listën e transferimeve nga Madridi Pavarësisht kësaj, trajneri i ri José Mourinho e vendosi atë titullar në ndeshjen hapëse të kampionatit të sezonit 2010–11. Ai pati konkurencë për një vënd në formacion pas mbërritjes së Sami Khedirës. Megjithatë, Mourinho tha se Diarra nuk do të largohej dhe se ai shihej si titullar nga trajneri portugez.
Pas spekullimeve për një largim të Diarras nga Real Madridi gjatë merkatos verore të 2011, gjatë së cilës ai nuk mori pjesë as në fazën përgatitore, Diarra vazhdoi të ishte pjesë e klubit, duke marrë fanellën me numrin 24 pasi Khedira mori atë me numrin 6 kurse Mesut Özil atë me numrin 10.
Diarra pati një sezon 2011–12 pozitiv me ekipin, duke fituar titullin e parë të La Ligas. Ai mori pjesë në fazën pergatitore në verën e 2012, dhe gjithashtu fitoi edhe një tjetër trofe, Supercopa de España, duke mposhtur në finale Barcelonën. Ai u largua nga klubi në shtator 2012 për të shkuar në Rusi.
Club | Season | League | Cup | Europe | Gjithsej | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Asistime | Ndeshje | Gola | Asistime | Ndeshje | Gola | Asistime | Ndeshje | Gola | Asistime | ||
Le Havre | 2003–04 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
2004–05 | 29 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 29 | 0 | 0 | |
Gjithsej | 29 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 29 | 0 | 0 | |
Chelsea | 2005–06 | 3 | 0 | 0 | 2 | 0 | 0 | 2 | 0 | 0 | 7 | 0 | 0 |
2006–07 | 10 | 0 | 0 | 8 | 0 | 0 | 5 | 0 | 1 | 23 | 0 | 1 | |
Gjithsej | 13 | 0 | 0 | 10 | 0 | 0 | 7 | 0 | 1 | 30 | 0 | 1 | |
Arsenal | 2007–08 | 7 | 0 | 0 | 3 | 0 | 0 | 3 | 0 | 0 | 13 | 0 | 0 |
Gjithsej | 7 | 0 | 0 | 3 | 0 | 0 | 3 | 0 | 0 | 13 | 0 | 0 | |
Portsmouth | 2007–08 | 12 | 1 | 0 | 5 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 17 | 2 | 0 |
2008–09 | 12 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 2 | 1 | 0 | 15 | 1 | 0 | |
Gjithsej | 24 | 1 | 0 | 6 | 1 | 0 | 2 | 1 | 0 | 33 | 3 | 0 | |
Real Madrid | 2008–09 | 19 | 0 | 3 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | 0 | 21 | 0 | 3 |
2009–10 | 23 | 1 | 1 | 1 | 0 | 0 | 6 | 0 | 0 | 30 | 1 | 1 | |
2010–11 | 24 | 0 | 2 | 3 | 0 | 1 | 9 | 0 | 1 | 36 | 0 | 4 | |
Gjithsej | 66 | 1 | 6 | 4 | 0 | 1 | 17 | 0 | 1 | 87 | 1 | 8 | |
Gjithsej Karrier. | 139 | 2 | 6 | 23 | 1 | 1 | 29 | 1 | 2 | 192 | 4 | 9 |
Ekipi kombëtar | Sezon | Ndeshje | Gola | Asistime |
---|---|---|---|---|
France | 2006–07 | 3 | 0 | 0 |
2007–08 | 10 | 0 | 0 | |
2008–09 | 7 | 0 | 0 | |
2009–10 | 7 | 0 | 0 | |
2010–11 | 15 | 0 | 0 | |
Total | 28 | 0 | 0 |
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)