Luani berber | |
---|---|
Një mashkull i fotografuar në Algjeri nga Alfred Edward Pease, 1893. | |
Luanesha dhe këlyshët e saj | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | Animalia |
Filumi: | Chordata |
Klasa: | Mammalia |
Rendi: | Carnivora |
Nënrendi: | Feliformia |
Familja: | Felidae |
Nënfamija: | Pantherinae |
Gjinia: | Panthera |
Lloji: | |
Nënlloji: | P. l. leo
|
Emri trinomial | |
Panthera leo leo (Linnaeus, 1758)
| |
Sinonimet | |
|
Luani berber, i njohur edhe si luani i Atllasit, është një popullatë e Panthera leo leo, dikur vendas i Afrikës Veriore, duke përfshirë malet e Atllasit, që konsiderohet i zhdukur në natyrë. Alfred Pis iu referua luanit berber si luani i Afrikës Veriore dhe llogariti se popullata është zvogëluar që nga mesi i shekullit të XIX, pas futjes në përdorim të armëve të zjarrit dhe shpërblimeve për gjuajtjen e tyre. Gjuajtja e fundit e regjistruar e një luani berber u bë në Marok në vitin 1942. Grupe të vogla të luanëve berberë mund të kenë mbijetuar në Algjeri deri në fillim të viteve 1960-të dhe në Marok deri në mesin e viteve 1960.
Një luan nga Konstantini, Algjeri, u konsiderua si ekzemplar i llojit Felis leo, i përdorur nga Lineu në vitin 1758. Luani berber u përshkrua të parën herë nga zoologu austriak Johann Nepomuk Meyer nën trinomenin Felis leo barbaricus, duke u bazuar në një ekzemplar nga Bregu berber.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)