Ngjyrat pansllaviste (e kuqe, e kaltër dhe e bardhë) u përcaktuan nga Kongresi Sllav i Pragës, 1848, bazuar në flamurin e Rusisë, i cili u paraqit në fund të shekullit XVII. Flamuri tringjyrësh i Rusisë ishte i frymëzuar nga flamuri tringjyrësh i Holandës. Historikisht, shumë vende dhe shtete sllave adoptuan flamujt dhe simbolet e tjera kombëtare që përdorën kombinimin e këtyre tre ngjyrave. Lista e vendeve sllave që përdorin ose kanë përdorur këto ngjyra përfshijnë vende si: Rusia, Jugosllavia Çekosllovakia, Republika Çeke, Mali i Zi, Sllovakia, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia . Nga ana tjetër, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Polonia dhe Ukraina kurrë nuk i kanë miratuar ngjyrat pansllaviste. (Flamuri i Polonisë është i kuq dhe i bardhë, por ka rrënjë të ndryshme historike që para datës së ngjyrave pansllave.)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)