Placenta

Placenta

Placenta (shtrat i fëmijës) është organ, i cili krijohet në uterus gjatë shtatëzanisë. Ka rol të shumëfishtë gjatë shtatëzanisë. Është organ, i cili zhvillohet së bashku me frytin në mitër (uterus) gjatë shtatëzënisë dhe pas lindjes nxirret jashtë. Kjo gjatë graviditetit sekreton disa hormone, të cilat kanë ndikim, jo vetëm në aktivitetin e organeve seksuale, por edhe në organizmin në përgjithësi. Përveç kësaj, funksioni kryesor i këtij organi është se gjatë graviditetit mundësohet metabolizmi në fyt. Përmes saj fryti furnizohet me oksigjen dhe materie ushqyese nga organizmi i nënës, e po ashtu përmes placentës fryti liron dioksid karbon me produkte të tjera zbërthimi.

Placenta sekreton disa hormone, të cilat ndikojnë në zhvillimin e mitrës dhe gjëndrave qumështore gjatë shtatëzanisë. Placenta sekreton këto hormone: setronin, progesteronin dhe Prolanet (gonadostimulinat).

Eshte vendi kryesor ushqyes dhe shkembyes i gazeve meidis fetusit dhe nenes. Placenta eshte organ feto-amtar, qe ka dy komponente.

-Pjesa fetale, qe zhvillohet nga sakusi korionik

-Pjesa amtare, qe derivon nga endometriumi

Placenta dhe kordoni umbilikal formojne nje sistem transporti per substancat qe kalojne midis nenes dhe fetusit nje sistem transporti per substancat qe kalojne midis nenes dhefetusit. Lendet ushqyese dhe oksigjeni kalojne nga gjaku amtar, permes placentes, tek gjaku fetal dhe, materialet e panevojshme dhe dyoksidi i karbonit, kalojne nga gjaku fetal, permes placentes, tek gjaku amtar. Placenta dhe membranat fetale kryejne funksionet dhe aktivitetet e meposhtme:

-Mbrojtjen

-Ushqyerjen

-Frymemarrjen

-Eksretimin

-Prodhimin e hormoneve

Menjehere pas lindjes, placenta dhe membranat fetale nxirren nga uterusi.