Producent filmi apo Prodhues i veprës filmike është një person që e mbikëqyr filmin, ai është kështu edhe kye përgjegjësi i materialit të filmit.
Sipas ligjit shqiptar (Republika e Shqipërisë) “Producent i një vepre filmike” është një person ose grup personash fizike ose juridikë, vendas apo të huaj, që organizon e mbështet ekonomikisht dhe merr përgjegjësinë për realizimin e veprës filmike me ose pa fond buxhetor. Ai gëzon të drejtën e shfrytëzimit ekonomik mbi veprën filmike të realizuar. Këtu përjashtohen personat juridikë publikë, të cilët nuk ndjekin qëllime fitimprurës.