Background information | |
---|---|
Origjina | Des Moines, Iowa, USA |
Zhanret | Alternative metal Heavy metal Nu metal |
Vitet aktik | 1995 - |
Labeli | Roadrunner Records |
Antar/ët | Sid Wilson Nathan "Joey" Jordison Paul Gray Chris Fehn James Root Craig "133" Jones Shawn "Clown" Crahan Mick Thomson Corey Taylor |
Anëtarët e kaluar | Anders Colsefini Greg "Cuddles" Welts Josh "Gnar" Brainard Brandon Darner John Green Quan "Meld" Nong Patrick M. Neuwirth Donnie Steele |
Website | slipknot1.com |
Slipknot është një bend i muzikës Heavy Metal, i formuar në Des Moines, Iowa, ShBA, në vitin 1995. Në vitin 1995, grupi u formua nga perkusionisti Shawn Crahan dhe bassisti Paul Gray. Pas disa ndryshimeve në ditët e tyre në fillim, grupi u formua me nëntë anëtarë: Sid Wilson , Paul Gray, Joey Jordison, Chris Fehn, Jim Root, Craig Jones, Shawn Crahan, Mick Thomson, and Corey Taylor. Megjithatë, vdekja e Paul Gray më 24 Maj 2010, e la grupin vetëm me tetë anëtarë.Ish Kitaristi Donnie Steele do të jetë bassist i grupit në turneun e vitit 2011.
Grupi Slipknot është shum i njohur me maskat e tyre, stilin e muzikës agresive dhe paraqitjet e tyre energjetike dhe kaotike në koncertet Live.Grupi pati një sukses të madh pas albumit të tyre Self-titled (vetëquajtur) në vitin 1999. Albumi tjetër i vitit 2001 Iowa e rriti edhe më shumë popullaritetin e grupit. Pas ndarjes se tyre të parë grupi u riformua në vitin 2004 me albumin e tyre Vol.3(Subliminal Verses) dhe përsëri në vitin 2008 me albumin e tyre të katërt All Hope Is Gone, e cila u ngrit në majat e Billboard 200. Grupi ka gjithashtu edhe një album live dhe 4 DVD. Si në majin e 2010 grupi ka shitur mbi 14 milion albume në të gjith botën.
Ditët e para (1995-1998)
Slipknot u formua në Des Moines, Iowa në vitin 1995 kur bateristi Shawn Crahan dhe basisti Paul Gray filluan një grup të quajtur The Pale Ones.Anëtarët u formuan nga shokët të cilët u takuan nga skena lokale e muzikës, duke futur si këngëtar Anders Colsefini dhe kitaris Donnie Steele. Jo gjat pas fillimit të tyre, Gray ftoi Joey Jordison në një provë sepse grupi ishte i interesuar për të eksperimentuar me elemente shtesë. Jordison më pas iu bashkua grupit si bateristi kryesor, duke lëne Crahan si perkusionist i kustomizuar. Gjithashtu edhe Colsefini morri perkusionet e kustomizuara ndërsa ishte edhe këngëtar i grupit. Grupi vendosi që ta ftonte Donnie Steele si kitarist të dytë, duke bërë grupin me gjashtë anëtarë. Më 4 dhjetor, grupi bëri koncertin e tyre të parë live; duke luajtur me emrin Meld.
Çmimet Grammy dhe Nominacionet
Slipknot ka qenë 7 herë i nominuar për çmimet Grammy, por vetëm një herë ka fituar.
"Wait and Bleed" – Best Metal Performance, 2001 (nominuar)
"Left Behind" – Best Metal Performance, 2002 (nominuar)
"My Plague" – Best Metal Performance, 2003 (nominuar)
"Duality" – Best Hard Rock Performance, 2005 (nominuar)
"Vermilion" – Best Metal Performance, 2005 (nominuar)
"Before I Forget" – Best Metal Performance, 2006 (fitues)
"Psychosocial"- Best Metal Performance, 2009 (nominuar)
9.0: Live
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |