Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Lloji | Private |
---|---|
Industria | Internet |
Themeluar në | Los Angeles (2012) |
Themeluesi | Labinot Bytyqi, Mimoza Bytyqi (Co-Founder) |
Zyrat qendrore | Los Angeles |
Zona e shërbimit | Në të gjithë botën |
Prodhimi | Shërbim për rrjet social |
Faqja e internetit | Solaborate.com |
Solaborate(Social-Colaborate) është një platformë e rrjetit social e dizajnuar për profesionistë dhe kompani të ndryshme për tu lidhur, zbuluar dhe bashkpunuar. Solaborate i mundëson ekositemit teknologjik zgjidhjen e problemeve biznesore dhe të prodhojë udhëheqje dhe shanse të reja duke furnizuar veglat dhe shërbimet e duhura për të bashkpunuar në kohë reale.
Misioni i Solaborate-it është që t'i lidh profesionistët e teknologjisë, kompanitë softuerike, hardverike dhe shërbyese me përdorues nga e gjithë bota për ti bërë më produktiv dhe më të suksesshëm. Solaborate i tejkalon bashkpunimet e brendshme duke dalur jashtë vetë kompanive me ç'rast mundëson komunikimin me njerëz të tjerë jashtë kompanisë, ku përfshihen ekspertët, puntorët potencial, madje edhe klientët. Dallohet nga rrjetet e tjera sociale duke u fokusuar vetëm në nevojat dhe specifikacionet për profesionalistët e teknologjisë. Solaborate për momentin është në Beta dhe përdoruesit mund të bëjnë kërkesë dhe ta marrin një ftesë në mënyrë që të mund ta përdorin shërbimin. Solaborate financohet nga investitorë privat dhe ka ngritur një fond prej $1 milion dollarësh.
Platforma do t’u mundësojë përdoruesve që të krijojnë profilet e tyre profesionale dhe ka disa karakteristika të cilat mundësojnë lidhjen me profesionalistët tjerë teknologjik, kompani dhe produkte. Përdoruesit do të kenë mundësi të postojnë, lidhen, shoqërohen, ndajnë, vlerësojnë, shikojnë demo, kërkojnë dhe të aplikojnë për punë, video konferenca, etj. Solaborate shpreson të bëhet më e gjëra, me e sakta dhe më e arritshmja në rrjet duke u fokusuar në profesionalistët teknologjik dhe në industrinë teknologjike si një tërësi.
Solaborate është e ndërtuar dhe hostuar në 'Microsoft Windows Azure cloud computing. Përdorë HTML5, WebSockets dhe protokolin WebRTC për komunikimin në kohë reale. Solaborate është zhvilluar në C#(C sharp) në .NET Framework.
Një aplikacion celular i Solaborate-it është duke u zhvilluar dhe pritet që të lancohet në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Do t'i ketë të gjitha veçoritë sikurse platforma e webit, me disa limite.