The Sopranos është serial amerikan i krijuar nga David Chase që u shfaq premierë ne kanalin HBO. Seriali tregon jeten e familjes italiano-amerikane në New Jersey që është e udhëhequr nga Toni Soprano (James Gandolfini), një kapo gangster, i martuar me dy fëmijë. Ngjarjet sillen rreth vështirësive që ka protagonisti për të ekuilibruar jetën e gangsgterit me problemet e përditshme në familje. Këto tema diskutohen rregullisht në takimet e tij me psikiatren Xhenifer Melfi (Lorraine Bracco). Ortakët e vartësit e tij në krim, rivalët në familjet e tjera mafioze dhe anëtarët e familjes luajnë role kryesore përgjatë serialit. Personazhe të pranishëm gjatë gjithë serialit janë gruaja e tij Carmela (Edie Falco) dhe ushtari i tij më besnik Kristofer Moltisanti (Michael Imperioli). Transmetimi i serialit nisi më 10 Janar 1999 me permierën e titulluar "The Sopranos" (shqip: Sopranot) dhe u mbyll me serinë e fundit (tetëdhjetë e gjashtë seri gjithsej) më 10 Qershor 2007. Seriali është vlerësuar nga kritikë të shumtë si një prej më të mirëve të historisë së televizionit.
Ky artikull nga Seria është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)