Twitch

Twitch
Webfaqjatwitch.tv
KomercialPo
Tipi i faqes
RegjistrimOpsional
PronariAmazon.com, Inc.
Lëshuar më6 qershor 2011 (2011-06-06)
Gjendja e tanishmeAktiv

Twitch është një shërbim amerikan i transmetimit të drejtpërdrejtë me fokus në transmetimin e video lojërave, duke përfshirë garat e esporteve, krahas tjerash transmetimi i muzikës, përmbajtjes kreative, dhe emisione të "jetës reale". Twitch vepron në kuadër të Twitch Interactive, një filiale e kompanisë Amazon. Ai u paraqit në qershor 2011 si devijim i platformës gjeneraliste të transmetimit Justin.tv. Përmbajtja në Twitch mund të shikohet drejtpërdrejt, ose më vonë përmes VOD. Lojërat e shfaqura në ballinën e tanishme të Twitch-it renditen sipas preferencës së publikut dhe përfshijnë zhanret si lojërat e strategjisë në kohë reale (RTS), lojërat luftarake, lojërat garuese, dhe lojërat me të shtëna (first-person shooter).

Popullariteti i Twitch-it e mbuloi plotësisht atë të homologut gjeneralist. Në tetor 2013, webfaqja pati 45 milionë shikues unikë, dhe deri në shkurt 2014 u konsiderua burimi i katërt më i madh i trafikut online në SHBA. Megjithatë kompania prind e Justin.tv u ribrendua si Twitch Interactive për ta reflektuar atë ndryshim fokusi — Justin.tv u mbyll në gusht 2014. Po atë muaj, shërbimi u ble nga Amazon për 970 milionë dollarë amerikanë, që solli më vonë bashkëveprimin e tij me Amazon Prime, shërbimin e tij me abonim. Twitch bleu në 2016 Curse LLC, një operator të komuniteteve online rreth video lojërave, dhe solli mënyra për t'i blerë lojërat përmes lidhjeve në transmetime bashkë me një program që i lejoi transmetuesve të marrin komisione mbi shitjet e lojërave që i luajnë.

Kah viti 2015, Twitch pati më shumë se 100 milionë shikues në muaj. Në 2017, Twitch ishte prijës i shërbimeve për transmetimin e video lojërave në SHBA, dhe pati avantazhin mbi YouTube Gaming, që e mbylli aplikacionin vetanak në maj 2019. Që prej shkurt 2020, Twitch pati 3 milionë transmetues aktiv çdo muaj, me 15 milionë përdorues aktiv çdo muaj dhe afro 1.4 milionë përdorues njëkohësisht. Që prej maj 2018, Twitch pati mbi 27,000 kanale partnere. Që prej tetor 2023, Twitch ishte webfaqja e 37-të më e vizituar në botë, me 20.26% të trafikut duke ardhur nga SHBA, pastaj 7.08% nga Gjermania, dhe 5.49% nga Koreja Jugore.

Referime

  1. ^ Wawro, Alex (25 gusht 2014). "Amazon to acquire Twitch" [Amazon për t'a blerë Twitch]. Gamasutra (në anglisht). UBM plc. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 25 gusht 2014.
  2. ^ Alex Wilhelm (6 qershor 2011). "TwitchTV: Justin.tv's killer new esports project" [TwitchTV: Projekti i ri dhe i kalltë i esporteve nga Justin.tv]. The Next Web (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2018. Marrë më 18 qershor 2018.
  3. ^ Mao, Eric (2022-07-03). "The effectiveness of event marketing in an attention economy: Findings from Twitch live-stream esports tournament events" [Efikasiteti i reklamimit të eventeve në një ekonomi vëmendjeje: Gjetjet nga eventet e turneve esportive të transmetuara në Twitch]. Journal of Media Economics (në anglisht). 34 (3): 194–211. doi:10.1080/08997764.2022.2115503. ISSN 0899-7764. S2CID 251830207. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2022. Marrë më 1 dhjetor 2022.
  4. ^ Ewalt, David M. (2 dhjetor 2013). "The ESPN of Videogames" [ESPN-i i Video Lojërave]. Forbes (në ej). Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2017. Marrë më 17 shtator 2017.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  5. ^ Truong, Alice (10 shkurt 2014). "As Twitch Grows, Justin.tv Inc. Is Renamed Twitch Interactive" [Teksa Rritet Twitch, Justin.tv SHPK Riemërtohet Twitch Interactive]. Fast Company (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
  6. ^ "A Letter from the CEO, August 25, 2014" [Një Letër nga Kryeshefi Ekzekutiv, 25 gusht 2014]. Twitch Blog (në anglisht). 25 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2014. Marrë më 25 gusht 2014.
  7. ^ Kim, Eugene (26 gusht 2014). "Amazon Buys Twitch For $US970 Million In Cash" [Amazon Blen Twitch për 970 Milionë Dollarë në Para të Gatshme]. Business Insider Australia (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2018. Marrë më 16 nëntor 2018.
  8. ^ Hall, Charlie (16 gusht 2016). "Twitch to acquire Curse" [Twitch për ta blerë Curse]. Polygon (në anglisht). Vox Media. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2016. Marrë më 16 gusht 2016.
  9. ^ Needleman, Sarah (29 janar 2015). "Twitch's Viewers Reach 100 Million a Month" [Shikuesit e Twitch-it Arrijnë 100 Milionë në Muaj]. The Wall Street Journal (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2017. Marrë më 4 gusht 2017.
  10. ^ Robertson, Adi (27 maj 2019). "The YouTube Gaming app is shutting down this week" [Aplikacioni YouTube Gaming mbyllet këtë javë]. The Verge (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2019. Marrë më 1 shkurt 2022.
  11. ^ Gonzalez, Oscar (28 maj 2019). "Google to shut down YouTube Gaming app on May 30" [Google për të mbyllur aplikacionin YouTube Gaming më 30 maj]. CNET (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2022. Marrë më 1 shkurt 2022.
  12. ^ Perez, Sarah (18 shtator 2018). "YouTube to shut down standalone Gaming app, as gaming gets a new home on YouTube" [YouTube për ta mbyllur aplikacionin vetanak Gaming, teksa video lojërat gjejnë shtëpi të re në YouTube]. TechCrunch (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2022. Marrë më 1 shkurt 2022.
  13. ^ a b "55 Amazing Twitch Stats and Facts" [55 Statistika dhe Fakte të Mahnitshme për Twitch]. DMR (në anglisht). 15 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2018.
  14. ^ Perez, Sarah (26 prill 2018). "Twitch solidifies its lead with viewership up 21% in Q1, while YouTube Gaming drops" [Twitch ngurtëson epërsinë e vet në shikueshmëri për 21% në tremujorin e parë, ndërsa YouTube Gaming bie]. TechCrunch (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2018. Marrë më 2 shtator 2018.
  15. ^ "Audience | Twitch Advertising" [Publiku | Marketingu Twitch]. twitchadvertising.tv (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2018. Marrë më 11 dhjetor 2018.
  16. ^ "twitch.tv". similarweb (në anglisht). 30 tetor 2023.
  17. ^ "Top Websites Ranking" [Top Lista e Webfaqeve]. Similarweb (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2022-02-10. Marrë më 2021-12-01.

Lidhje të jashtme

  • Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Twitch