Lunds universitet | |
Latin: Error: {{Lang}}: text has italic markup (help) | |
Motoja | Ad utrumque |
---|---|
Lloji | Public research university |
Themelimi | 1666 |
Vice Chancellor | Prof. Torbjörn von Schantz |
Stafi akademik | 4,200 (2015) |
Stafi administrativ | 2,500 (2015) |
Studentë | 41,000 students (2015) |
3,000 (2015) | |
Location | , , |
Kampusi | Urban |
Colors | Dark blue and bronze |
Pseudonimi | LU |
Affiliations | Universitas 21 LERU EUA ASAIHL |
Faqja zyrtare | http://www.lunduniversity.lu.se |
Universiteti i Lundit (suedisht: Lunds universitet) është universiteti më i vjetër, më i madhi dhe më prestigjiozi i Europës veriore. Ky universitet vazhdimisht është ranguar në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë. Universiteti ndodhet në qytetin e Lundit në krahinën Scania, në Suedi.
Rrënjët historike të Universitetit të Lundit datojnë qysh nga viti 1425, kur një universitet mesjetar françeskan (studium generale) u themelua fare pranë Katedrales së Lundit (studimet e baccalaureatit filluan në vitin 1438), duke u bërë kështu institucioni më i vjetër arsimit të lartë jo vetëm në Suedi por edhe në të gjithë Skandinavinë. Më vonë themelohen studium generale edhe në Uppsala në vitin 1477 dhe në Kopenhagë, në vitin 1479. Pas Traktatit të Roskildes të vitit 1658, universiteti u rithemelua në vitin 1666 në vendndodhjen e vjetër të universitetit mesjetar (studium generale) pranë Katedrales së Lundit.
Universiteti i Lundit ka tetë fakultete, me kampe shtesë në qytetet Malmö dhe Helsingborg, me 41,000 studentë me 302 programe të ndryshme dhe 2,046 kurse. Universiteti ka rreth 600 universitete partnere në mbi 70 vende dhe kjo i takon Lidhjes së Universiteteve Kërkimore Evropiane , si dhe rrjetit global Universitas 21.
Dy objekte të mëdha për materialet kërkimore në Universitetin e Lundit: MAX IV, e cila është një udhëheqëse botërore u inaguruan në qershor të vitit 2016, ndërsa Europian Spallation Source (ESS), që do të jetë shtëpia më e fuqishme në botë e burimit të neutroneve do të hapet në vitin 2023.
Universiteti tradicionalisht është i përqendruar në parkun Lundagård ngjitur me Katedralen e Lundit, me departamente të ndryshme të shtrira në vende të ndryshme në qytet, por kryesisht të koncentruara në një rrip që shtrihet në veri nga parku i cili lidhet me zonën e spitalit universitar dhe që vazhdon deri në periferin verilindore të qytetit, ku ndodhet kampusi i madh i Fakultetit të Inxhinierisë.
Universiteti i Lundit është i ndarë në tetë fakultete:
Universiteti është gjithashtu i organizuar në më shumë se 20 institute dhe qendra kërkimore, të tilla si:
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)