Xhejms I pushtuesi | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 2 shkurt 1208 |
Vdiq më | 27 korrik 1276 |
Xhejms I pushtuesi (2 shkurt 1208 - 27 korrik 1276) ishte Kont i Barcelonës, Mbret i Aragonit, Mbret i Valencias, Mbret i Majorkës dhe Lord i Montejierit nga viti 1213 në vitin 1276. Zotërimi i tij i gjatë pa pushimin e Shtëpisë së Barcelonës nga të gjitha anët, në Valencia nga jugu, Languedoci në veri, dhe Ishujt Balerike në lindje. Nga një traktat i Mbretit Luisi IX të Francës, ai e mori qarkun e Barcelonës nga francezët dhe e integroi atë në kurorën e tij.
Si organizator dhe ligjvënës, ai zë një vend të lartë në mesin e mbretërve të Spanjës. Xhejmsi hartoi Consulate of the Sea, e cila qeverisi tregtinë detare dhe ndihmoi në themelimin e epërsisë katalunase në Mesdheun perëndimor. Ai ishte një personalitet i rëndësishëm në zhvillimin e Katalunisë, duke ndihmuar edhe literaturën katalunase me shkrimin e kronikës autobiografike të sundimit të tij: Llibre dels fets.
Xhejmsi u martua për herë të parë në vitin 1221, me Eleanoren, vazjën e Mbretit Alfonso VIII dhe Eleanorës së Anglisë. Edhe pse ai më vonë e anuloi martesën, djali i tij nga ajo u shpall legjitim:
Në vitin 1235, Xhejmsi rimartohet me Violandën, vajzën e Andreut II të Hungarisë nga gruaja e tij e dytë Yolande de Courtenay. Ajo i lindi atij disa fëmijë:
Xhejmsi u martua për herë të tretë me Teresa Gil de Vidaure, por vetëm me dokumente private, dhe e la kur ajo e mori lebrosën. .
Fëmijët e tij nga martesa e tretë u njohën në testamentin e tij të fundit si në përputhje të vazhdimësisë në fron.
Xhejmsi pati disa të dashura, gjatë dhe pas martesës, me të cilat pati disa djem ilegjitim.
Nga Blanca d'Antillón:
Nga Berenguela Fernández:
Nga Elvira Sarroca: