Sulejmanije
سلێمانی | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 2.053.305 |
{{{postal_code_type}}} | 066 |
Faqja zyrtare | www.slemani.gov.krd |
Suljemanije (Arabisht: سلێمانی, as-Sulaymaniyah, Kurdisht: سلێمانی Silêmanî) është një qytet në lindje të Rajonit Kurdistan të Irakut, jo shumë larg kufirit Iran-Irak. Qyteti ka një klimë gjysmë të thatë me verë shumë të nxehtë të thatë dhe dimër të ftohtë të lagësht.
Që nga themelimi i tij Sulejmanije ishte gjithmonë një qendër e poetëve, shkrimtarëve, historianëve, politikanëve, studiuesve dhe këngëtarëve të mëdhenj, si Nalî, Mahwi, dhe Piramerd. Qyteti modern i Sulejmanijes u themelua në vitin 1784 nga princi kurd Ibrahim Pashë Baban, i cili e quajti atë sipas babait të tij Sulaiman Pasha. Sulejmanie ishte kryeqyteti i principatës historike të Babanit nga viti 1784 deri më 1850.
Universiteti i Sulejmanijes u hap në vitin 1968 me mësim në gjuhën kurde, arabe dhe angleze. Ka fakultete në inxhinieri, bujqësi, arte, shkencë dhe mjekësi. Universiti është më i madh në Rajonin Kurdistanit. Një universitet i dytë, Universiteti Politeknik i Sulejmanijes u krijua në vitin 2012, gjithashtu duke mësuar në gjuhën kurde, angleze dhe arabe.
Në vitin 2007, Universiteti Amerikan i Irakut ishte një shtesë e re për universitetet amerikane në Lindjen e Mesme, duke diplomuar në klasën e tij të pestë në 2016. Mësimi në këtë universitet privat të arteve liberale jo-fitimprurëse është në Vetëm anglisht, që përmban një program të akredituar nga SHBA në gjuhën angleze si gjuhë e dytë (ESL). Ka një numër universitetesh të tjera private.